Me rastin e shënimit të 40 vjetorit të Demonstratave të vitit 1981, Komuna e Prizrenit, në bashkëpunim me shoqatat e dala nga lufta dhe Shoqata e të Burgosurve Politik, do të organizojnë Akademi për Pranverën Shqiptare të vitit ‘81.
-Akademia, do të mbahet të shtunën më 27 mars, në Shtëpinë e Kulturës “Xhemajli Berisha”, në ora 13:00.
-Më pas, me rastin e shënimit të Ditës Botërore të Teatrit, Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport në bashkëpunim me teatrin e qytetit “Bekim Fehmiu”, do të organizojnë një aktivitet ku do të shfaqet një performancë artistike e artistëve të teatrit të qytetit, ku po ashtu do të bëhet shpërndarja e mirënjohjeve për artistët që i kanë kontribuar teatrit të qytetit me vite të tëra. Aktiviteti do të përmbyllet me shfaqjen e performancës artistike të grupit “Don’t Listen to Your Reighbors”, të cilët do t’i interpretojnë këngët e vjetra shqiptare.
– Aktiviteti do të mbahet të shtunën më 27 mars, në teatrin “Bekim Fehmiu”, në ora 18:00.