leoni

Komuna e Prizrenit

Komuna e Prizrenit organizon ceremoninë e ndarjes së 28 çelësave për 28 familjet në nevojë, me rastin e 28 Nëntorit

Komuna e Prizrenit organizon ceremoninë e ndarjes së 28 çelësave për 28 familjet në nevojë, me rastin e 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit. Ceremonia do të organizohet në Shtëpinë e Kulturës “Xhemajli Berisha” në Prizren, duke filluar nga ora 14:00, më 28 nëntor 2018. Shtëpitë janë ndërtuar dhe mobiluar në bashkëfinancim mes Komunës së Prizrenit dhe shoqatës humanitare “Jetimat e Ballkanit”. Në ceremoninë e ndarjes së çelësave të pranishëm do të jenë edhe Kryetari i Komunës së Prizrenit, z. Mytaher HASKUKA, udhëheqësi i shoqatës “Jetimat e Ballkanit”, z. Halil KASTRATI, si dhe shumë mysafirë të tjerë.

Çdo të mirë,

Lis Dorambari

Zyra për Informim

Komuna e​ Prizrenit

Rr. Edit Durham, Prizren, 20000

Tel. 038/200 44 722

Kontrolloni gjithashtu

Lekaj

Pal Lekaj pas dështimit të Haxhiut: “Përgatituni për zgjedhje, s’ka më alternativë”

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, ka reaguar ashpër pas dështimit të …