Komuna e Rahovecit, përkatësisht Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport përmes kësaj shkrese ju bën thirrje publike OJQ-ve, të regjistruara në Republikën e Kosovës, që veprojnë në komunën e Rahovecit, të aplikojnë për mbështetje financiare nga subvencionet për Kulturë, Rini dhe Sport. Qëllimi i kësaj thirrjeje publike është mbështetja financiare për klubet e sportit, OJQ-të dhe sportistët individual, që aktivitetin dhe fushëveprimtarinë kryesore e kanë sportin dhe projektet që ndërlidhen me vetëdijesimin dhe përfshirjen e të rinjve të komunës së Rahovecit në aktivitete sportive.
Specifikat e thirrjes publike:
Thirrja publike për aplikim hapet më: 19.02.2021 dhe mbyllet më 11.03.2021, në orën 16:00.
– Aplikacionet e dërguara pas mbylljes së afatit nuk do të pranohen;
– Aplikacionet e pa kompletuara sipas kritereve të përcaktuara në këtë thirrje do të refuzohen;
– Zbatimi i projekteve do të monitorohet nga personi përgjegjës i përcaktuar nga DKRS;
– Mbështetësi financiar, përkatësisht Komuna e Rahovecit dhe përfituesi i subvencionit (OJQ) do të lidhin kontratë me të cilën do të përcaktohen të drejtat dhe detyrimet e palëve.
Dokumentet që duhet të dorëzohen gjatë aplikimit për ndarjen e subvencionit:
– Projekt-propozimi, përfshirë agjendën, aktivitetet, planifikimi dhe linja buxhetore në harmoni me qëllimin e projektit;
– Formulari i aplikacionit;
– Kopja e letërnjoftimit të personit të autorizuar;
– Certifikata me numër të regjistrimit të OJQ-së dhe me numër fiskal;
– Dëshmi që nuk ka obligime ndaj ATK-së;
– Kopja e kartelës së xhirollogarisë dhe konfirmimi bankar i xhirollogarisë së aplikuesit;
-Raporti financiar i vitit paraprak 2020.
Mënyra e aplikimit:
– Dorëzimi i aplikacionit bëhet në zarf të mbyllur,
– Brenda zarfit vendosen 2 kopje, i gjithë dokumentacioni origjinal,
– Dokumentacioni dorëzohet në zyrën e pranimit në objektin e Komunës sporteli nr. 7,
– Formulari i aplikimit dhe formulari financiar mund të shkarkohet në faqen e Komunës: https://kk.rks-gov.net/rahovec/