Komuna e Rahovecit dhe GZI, nënshkruajnë Memorandum Mirëkuptimi për projektin “Krijimin e Sistemit të Menaxhimit të Energjisë në Nivel Lokal”

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, në prani edhe të Përparim Krasniqi drejtor i Drejtorisë për Shërbime Publike dhe Kai Hofman, menaxheri i programit KEEP të GIZ-it, ka nënshkruar Memorandum Mirëkuptimi  për projektin “Krijimin e Sistemit të Menaxhimit të Energjisë në Nivel Lokal”, në kuadër të Projekti i Kosovës për Efiçiencën e Energjisë (KEEP). Qëllimi i nënshkrimi të Memorandumit të Mirëkuptimit është të sigurohet bashkëpunimi i dakorduar dhe i ngushtë midis palëve nënshkruese për krijimin e sistemit për menaxhimin komunal të energjisë, bazuar në Marrëveshje për zbatim të projekteve të përbashkëta teknike të datës 29.08.2017 në mes të GIZ dhe Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik të Kosovës. Fushat e bashkëpunimit  në mes të Komunës së Rahovecit dhe GIZ-it janë, të mbështetet Komuna e Rahovecit në krijimin e sistemit Komunal të menaxhimit të energjisë. Në veçanti, kjo mbështetje do të konsistojë në: ndërtimin e kapaciteteve për Menaxhimin Komunal të Energjisë (MKE-në) për vendimmarrësit dhe menaxherin/zyrtarët Komunal të energjisë; transformimin e Planit Komunal për Efiçiencë të Energjisë (PKEE-së) në Plan Komunal të Veprimit për Efiçiencë të Energjisë (PKVEE) duke përdorë shabllonin e miratuar nga MZHE-ja; sigurimin e veglave të TI-së për Menaxhimin e Energjisë, duke përfshi instalimin dhe ndërtimin e kapaciteteve për përdoruesit e fundit, përshirë nxjerrjen e raporteve; ndërtimin e kapaciteteve për mbledhjen dhe përpunimin e të dhënave; përzgjedhja e projektit më të mirë për efiçiencen e energjisë(EE) për të aplikuar për financim nëpërmjet fondit për EE apo institucioneve financiare të tjera.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …