Komuna e Rahovecit dhe MAPL kanë nënshkruar marrëveshjen për mbështetjen financiare të projektit “Trajtimi i Vlerave të Trashëgimisë Kulturore dhe Krijimi i Sigurisë së Lëvizjes në Qytetin e Rahovecit”

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi së bashku me ministrin e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Elbert Krasniqi sot kanë nënshkruar marrëveshjen për mbështetjen financiare të projektit “Trajtimi i Vlerave të Trashëgimisë Kulturore dhe Krijimi i Sigurisë së Lëvizjes në Qytetin e Rahovecit”, në vlerë 174.519.05 euro, nga të cilat ministria merr pjesë në financim me 100.000 euro, ndërsa Komuna e Rahovecit me 74.519.05 euro. Gjatë qëndrimit të ministrit në Rahovec, pamë nga afër punët që po kryhen edhe në kuadër të projekteve të tjera, që po implementohen në bashkëpunim me MPL-në. Po ashtu, vizituam komunitetin në Lagjen e Epërme ku planifikohen investime në bazë të marrëveshjes së sotme, ku në kuadër të projektit hyjnë: ndërtimi dhe shtrimi me kalldrëm rrugës me gjatësi 200 metra, ndërtimi i sheshit 650 m2, pajisja me ndriçim publik, vendosja e ulëseve dhe pushimoreve, mbjellja e druve dekorativë, krijimi i hapësirave të gjelbra, restaurimi i qeshmës së vjetër, shenjëzimi dhe të tjera investime. Në fund, vizituam gjellëtoren popullore “Te Xhela”, ku shërbehen ushqime për qytetarët e pastrehë të komunitetit dhe qytetarët me gjendje të dobët ekonomike. Investime të ngjashme, janë lajm i mirë për të gjithë qytetarët e Rahovecit. Komuna jona do ta vazhdojë bashkëpunimin e ngushtë me MPL-në dhe të gjitha institucionet tjera, me qëllim sjelljen e investimeve të reja në komunën tonë.

Mund të jetë një imazh i 4 persona, njerëz të ulur dhe njerëz në këmbë

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …