Komuna e Rahovecit dhe Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit nënshkruajnë marrëveshje mirëkuptimi

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi dhe ministri i Ministrisë së Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuqi, kanë nënshkruar marrëveshje mirëkuptimi. Objekt i këtij memorandumi është realizimi i projektit “Furnizim me Pajisje të TI për shkollat e mesme”. Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit, do të financojë me 10,000 euro, ndërsa komuna e Rahovecit, do të financojë këtë projekt përtej shumës së financuar nga MEA. Kryetari Latifi, ka shprehur mirënjohje për përkrahjen e MEA-së për këto investime duke siguruar që Komuna e Rahovecit do të punojë me dinamikë të lartë dhe përkushtim për krijimin e kushteve për zhvillimin e arsimit në Rahovec do të vazhdojë me projekte të tilla edhe në të ardhmen.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …