leoni

Komuna e Rahovecit dhe Qendra Rinore SHL-Kosova nënshkruajnë Marrëveshje Bashkëpunimit

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi ka nënshkruar Marrëveshje Bashkëpunimit me Qendrën Rinore SHL-Kosova për realizimin e projektit “Punimi i murit mbrojtës i SHLK-së”. Deri tek realizimi i këtij projekti ka ardhur pasi kërkesës së bërë nga ana e SHL-Kosova, tek Drejtoria e Urbanizmit, Planifikimit dhe Mbrojtje të Mjedisit, për rregullimin e murit, me qëllim evitimin e rrezikut të përgjithshëm për të rinjtë dhe të gjithë kalimtarët e rastit. Kryetari Latifi, tha se çdo projekt që është në të mirë të qytetarëve, në këtë rast evitimin e rrezikut të përgjithshëm për të rinjtë dhe të gjithë kalimtarët e rastit, do të gjej përkrahje institucionale. Enis Durguti, drejtor i Qendrës Rinore ShL-Kosova, e ka falënderuan kryetarin e komunës së Rahovecit, Smajl Latifi dhe drejtorin e Drejtorisë së Urbanizmit, Planifikimit dhe Mbrojtje të Mjedisit, Rumir Zhuniqi për përkrahjen e këtij projekti. Realizimi i këtij projekti do të bashkë financohet në mes Komunës së Rahovecit dhe SHL-Kosova.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …