Komuna e Rahovecit dhe “SHELL KOSOVA”, nënshkruajnë Memorandum Mirëkuptimi për zbritjen e çmimit të naftës për fermer

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi në prani të nënkryetarit Fatmir Iska, Berat Duraku drejtor i  Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural dhe Hamdi Kelmendi Drejtor i shitjes në kompaninë “SHELL KOSOVA”, kanë nënshkruar Memorandum Mirëkuptimi për zbritjen e çmimit të derivateve për fermerët Rahovecas. Bazuar në Memorandumin e Mirëkuptimi, kompania “SHELL KOSOVA” për të gjithë fermerët e Komunës së Rahovecit, që janë të regjistruar në Drejtorinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, nga fitimi i vet që realizon gjatë shitjes, ofron zbritje të çmimit të derivateve të naftës 0.05 €/Liter ( 5 cent për litër).

Kontrolloni gjithashtu

Rivarrosen eshtrat e Elhami Tahiragës, qytetarit të zhdukur që nga viti 1998

Pas 27 vjetësh, të premtën u rivarrosën eshtrat e Elhami Tahiragës, një qytetar i pafajshëm, …