KOMUNA E RAHOVECIT, E PARA NË KOSOVË NË GRANTIN PËR PERFORMANCË KOMUNALE – PËRFITON 1,148,890.70 €

Përmes një ceremonie zyrtare, sot, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe Projekti DEMOS, kanë bërë ndarjen e çmimeve të Grantit të Performancës Komunale, ku Komuna e Rahovecit është shpallur e para në nivel shteti në Grantin e Performancës Komunale për vitin 2020, nga Ministria e Pushtetit Lokal dhe Organizata DEMOS, duke arritur 64 pikë në vlerësim, më shumë se çdo komunë tjetër e Kosovës. Kryetari Latifi me këtë rast u shpreh se: “Komuna dhe qytetarët e Rahovecit përfitojnë gjithsej 1,148,890.70 €, mjete që do të shfrytëzohen për investime kapitale në sektorë dhe projekte që rrisin mirëqenien dhe i kontribuojnë zhvillimit të ekonomisë sonë lokale. Padyshim, për ekonominë dhe komunën tonë, kjo është një shumë mjaft e madhe që do të ndikojë pozitivisht”. Komisioni vlerësues i Grantit të Performancës Komunale ishte në përbërje nga Ministria e Pushtetit Lokal dhe Organizata Demos, Ambasada Suedeze dhe Ambasada Norvegjeze në Kosovë, si dhe Bashkimi Evropian i cili këtë vit u bashkua duke kontribuar në fondet e Grantit. Urime Komunës së Rahovecit, stafit administrativ dhe Grupit të Performancës Komunale për punën dhe angazhimin!

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …