leoni

KOMUNA E RAHOVECIT – E PARA NË KOSOVË PËR TRANSPARENCË

Komuna e Rahovecit u rendit e para nga 38 komunat e Kosovës nga Instituti Demokratik i Kosovës KDI për transparencë dhe llogaridhënie komunale, në kuadër të Transparometrit komunal, i cili u zhvillua për vitin 2019 në të gjitha komunat e Kosovës. “Transparometri komunal” mbetet një ndër mekanizmat relevant të matjes së transparencës së institucioneve lokale, qasjes në dokumentet zyrtare dhe publikimit të dokumenteve zyrtare. Performanca e institucioneve komunale është vlerësuar në bazë të 48 indikatorëve. Në kuadër të kësaj gare nga të gjitha komunat, është bërë vlerësimi i të dhënave të grumbulluara nga institucionet lokale si dhe burimet tjera konform metodologjisë së re të vlerësimit. Projekti “Rritja e llogaridhënies së institucioneve të qeverisjes lokale” realizohet me fonde të Ministrisë së Punëve të jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, përmes Ambasadës Britanike në Prishtinë. Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, ju ka shprehur falënderime për angazhimin, Zyrës për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun, Kuvendit Komunal Rahovec, ekipit të tij dhe të gjithë atyre që kontribuan për punën dhe ofrimin e dokumenteve përkatëse që çuan drejt marrjes së këtij çmimi.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …