KOMUNA E RAHOVECIT E PARA PËR TRANSPARENCË EDHE PËR GJYSMËN E DYTË TË VITIT 2022

Komuna e Rahovecit, përsëri është shpallur kampione për transparencë, duke u renditur në vendin e parë në mesin e 38 komunave të Kosovës! Vlerësimi është bërë në kuadër të studimit “Transparometri Komunal”, i zbatuar nga konzerciumi i OJQ-ve “Aleanca Qytetare për Transparencë”, i përbërë nga Instituti Demokratik i Kosovës, ku pasqyrohen të gjeturat e nivelit të transparencës së institucioneve lokale për 38 komunat e Kosovës për gjysmën e dytë të vitit 2022 (korrik – dhjetor). Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, ka shprehur falënderim të veçantë për bashkëpunëtorët, zyrtarët kompetent në zyrën e Kryetarit dhe për të gjithë punonjësit e komunës së Rahovecit që me përkushtimin e tyre në punë e fituan këtë çmim! Urime të gjithëve! Ka thënë kryetari Latifi.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …