Komuna e Rahovecit e shënon 22 vjetorin e Epopesë së UÇK-së me vendosjen pllakave në shtëpitë bazë të UÇK-së

Komuna e Rahovecit e shënon 22 vjetorin e Epopesë së UÇK-së me vendosjen pllakave në shtëpitë bazë të UÇK-së

Në 22 vjetorin e Epopesë së UÇK-së, Komuna e Rahovecit e shoqëruar nga Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovë, vendosën pllaka në shtëpitë bazë të UÇK-së në fshatin Drenoc, Dejnë dhe Ratkoc të kësaj komune. Me këtë rast, u vlerësua lartë sakrifica e të rënëve për liri e pavarësi, ku u theksuar se luftëtarët e kësaj ane me kontributin e tyre i dhanë kthesë historisë së vendit. Kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka thënë se me vendosjen e pllakave përkujtimore institucionalizohen vlerat e UÇK-së. Ai ka theksuar se, çdo tentim njollosje ndaj UÇK-së nuk do të zë vend në asnjë gjeneratë. Ndërsa, ish-luftëtari i UÇK-së, Isuf Gashi, ka thënë se luftimet e korrikut të cilat u zhvilluan në Rahovec, treguan vendosmërinë e popullit shqiptar për liri dhe pavarësi.

Kontrolloni gjithashtu

Dhjetëra të vrarë nga dhuna sektare në Pakistan

Dhuna sektare mes sunitëve dhe shiitëve në Pakistan, ka shkaktuar dhjetëra të vrarë. Gjatë tri …