Komuna e Rahovecit feston 17 shkurtin-Ditën e Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Aktivitetet për nderë të 17 Shkurtit – Ditës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës, në Komunën e Rahovecit kanë filluar me pritjen e mysafirëve në Zyrën e Kryetarit duke vazhduar pastaj me homazhe pranë varrezave të dëshmorëve në Komunën e Rahovecit, si dhe më pas është mbajtur edhe një seancë solemne nga Kuvendi Komunal i Rahovecit, në të cilën është folur mbi rëndësinë që ka kjo ditë për qytetarët e Republikës së Kosovës. Gjithashtu nën organizimin e Komunës së Rahovecit janë mbajtur edhe aktivitete të tjera për nderë të kësaj dite si: manifestimi qendror ku para të pranishmëve u dha një program kulturo-artistik. Ndërkaq po nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport janë paraparë të zhvillohen edhe aktivitete të ndryshme sportive si: finalja e turneut në futboll të vogël dhe garave në mes katër shkollave të Komunës së Rahovecit. Finalja e turneut u mbajt në Palestrën Sportive ‘’Mizahir Isma’’ dhe rezultoi me sukses të performimit të 20 ekipeve, 18 prej tyre pjesë e turneut tradicional dhe katër (4) shkollave të futbollit, ku morën pjesë grupmosha U12. Vendi i parë nga katër (4) shkollat pjesëmarrëse ju takoi FC Anadrini.

Ndërsa, tri ekipe fituese janë:

  1. Simple Bar

  2. Fc. Rahoveri dhe

  3. Fc. Agronomi.

Kontrolloni gjithashtu

39 pemëtar ferizajas përfitues të spërkatsëve profesionale

Mbështetja për bujqit dhe fermerët ferizajas po vazhdon. Në kuadër të skemës mbështetëse për bujqit …