Komuna e Rahovecit fiton grant për performancë të mirë komunale në vlerë prej 406,989.00 euro

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, ka nënshkruar një marrëveshje me MPL-në dhe Helvetas Swiss Intercooperation për Grantin e fituar të Performancës Komunale. Projektet e planifikuara për realizim nga komuna e Rahovecit, me mjetet e këtij granti, janë:

– Ndërtimi i rrugëve lokale në komunën e Rahovecit- faza II;

– Ndriçimi publik në komunën e Rahovecit;

– Ndërtimi i infrastrukturës për persona me nevoja të veçanta;

– Kanalet e kullimit të tokave bujqësore;

– Ndërtimi i parqeve në komunën e Rahovecit.

Përfitimi i këtij granti është dëshmi për seriozitetin, përkushtimin dhe efikasitetin e ekzekutivit komunal në Rahovec. Kryetari Latifi ka thënë se kemi edhe shumë punë para vetes, por jemi në rrugë të drejtë për t’u bërë shembull i mirë e model i qeverisjes lokale në nivel vendi. Falënderoj Ministrinë e Pushtetit Lokal për mbështetjen, donatorët: Agjencinë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), Suedinë dhe Norvegjinë, gjithashtu, falënderoj ekipin tim (drejtorët e drejtorive për punën e tyre dhe grupin punues për performancë komunale) për angazhimin. Ju siguroj se edhe në të ardhmen nuk do të mungojë angazhimi dhe përkushtimi që të kemi një performancë të mirë në: planifikimin urban e rural, menaxhimin e mbeturinave si faktor kryesor i mbrojtjes së mjedisit, shërbimet publike, barazinë gjinore, shëndetësi, arsim, kulturë, e në aspekte të tjera për të mirën e përgjithshme. Komuna e Rahovecit, si rezultat i performancës së mirë komunale për vitin 2019 zyrtarisht është renditur si komuna e dytë për sa i përket vlerës së grantit, e që në total ishte: 655,147.23€, por që si pasojë e pandemisë ka pasur shkurtime buxhetore dhe aktualisht granti kap vlerën prej: 406,989.00 euro.

Urime bashkëqytetarë, vazhdojmë tutje drejt sukseseve të reja! Ka thënë kryetari Latifi me këtë rast.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …