Komuna e Rahovecit fton qytetarët që të përfitojnë nga falja e borxhit

Drejtoria për buxhet dhe financa fton qytetarët e Komunës së Rahovecit që të vazhdojnë me pagesa në mënyrë që të përfitojnë nga falja e borxheve pasi që procedurat janë të thjeshta për të përfituar nga kjo falje.

Lulzim Sylejmani, shprehet se  nga falja e borxheve në Komunën e Rahovecit, kanë përfituar mjaftë qytetar, por lutë që të gjithë ata qytetarë të cilët kanë mundësi të përfitojnë nga kjo falje, të vijnë dhe të shikojnë borxhin të cilin e kanë ndaj Komunës,  pasi që afati i fundit për faljen e borxheve është data 2 shtator 2016.

Këtu mund të shikoni hapat që duhet të i bëni për faljen e borxhit.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …