leoni

Komuna e Rahovecit fton qytetarët të aplikojnë për përfitimin e plehut artificial

Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural në komunën e Rahovecit, fton të gjithë fermerët e komunës së Rahovecit, që të aplikojnë për përfitimin e plehut artificial. Të gjithë sektorët do të përkrahen përmes kësaj thirrjeje, përveç kulturave të cilat mbështeten nga MBPZhR-ja me pleh artificial (gruri, misri, patatja dhe fasulja monokulturë). Aplikacioni merret online ose në zyrat e DBPZhR-së. Afati i aplikimit: nga data 2.5.2024, deri më 22.5.2024. Aplikacionet dorëzohen në zyrat e Drejtorisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.

Kontrolloni gjithashtu

39 pemëtar ferizajas përfitues të spërkatsëve profesionale

Mbështetja për bujqit dhe fermerët ferizajas po vazhdon. Në kuadër të skemës mbështetëse për bujqit …