Komuna e Rahovecit ka bërë shpërndarjen e mekanizmave bujqësor

Komuna e Rahovecit, respektivisht drejtoria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, ka bërë shpërndarjen e fazës së 5-të të mekanizmave bujqësorë. Mekanizmat bujqësor të cilët janë shpërndarë janë: 10 freza me gjatësi 3 metër, 6 freza me gjatësi 1.8 metër, 5 freza me gjatësi 1.6 metër dhe 32 mulqere të hardhive. Po ashtu u njoftua se gjatë fazës tjetër të shpërndarjes, e cila pritet të bëhet në fillim të muajit shkurt, do të shpërndahen edhe motokultivatorë. Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi ka uruar fermerët për përfitimin e këtyre mekanizmave bujqësor duke potencuar se bujqësia ishte dhe mbetet prioritet i yni, si një ndër sektorët kryesor të cilët kontribuojnë dukshëm në zhvillimin ekonomik të vendit, prandaj përkrahja e fermerëve është e një rëndësie të veçantë.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …