Komuna e Rahovecit ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Policinë e Kosovës në fushën e sigurisë

Komuna e Rahovecit ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Policinë e Kosovës në fushën e sigurisë, për vendosjen e kamerave të sigurisë në qytet dhe fshatra. Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi së bashku me drejtorin për Shërbime Publike, Përparim Krasniqi, i pritën në takim drejtorin e Drejtorisë Rajonale në Gjakovë, Kolonelin Lumni Graishta dhe Komandantin e Stacionit Policor në Rahovec, Fazli Morina. “Në kuadër të bashkëpunimit të ngushtë që Komuna e Rahovecit e mban me Policinë e Kosovës, nënshkruam një marrëveshje bashkëpunimi në fushën e sigurisë, për vendosjen e kamerave të sigurisë në qytet dhe fshatra. Do të jemi në bashkëpunim të ngushtë me institucionet e rendit për të garantuar siguri të plotë për të gjithë qytetarët e Rahovecit, në çdo kohë dhe në secilën pjesë të territorit. Falënderoj komandantët e Policisë së Kosovës dhe të gjithë policët që kujdesen për sigurinë tonë’’, u shpreh kryetari Latifi.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …