Komuna e Rahovecit ka pranuar donacion me 100 pako ushqimore- higjienike nga fondacioni “Labinot Tahiri”

Gjatë ditës së sotme Kryetari i Komunës, Smajl Latifi, ka pritur në një takim Labinot Tahirin drejtuesin e Fondacionit “Labinot Tahiri”, i cili ka sjellë një donacion me 100 pako ushqimore-higjienike, për familjet me asistencë sociale në Komunën e Rahovecit. Ky donacion i dhuruar nga Fondacioni “Labinot Tahiri” për Komunën e Rahovecit përfshin gjithsej 100 pako ushqimore- higjienike, me ç’ rast përzgjedhja e familjeve me nevojë sociale do të bëhet nga Qendra për Punë Sociale në Rahovec. Me këtë rast Kryetari Latifi falënderoi përzemërsisht drejtuesin e këtij Fondacioni, Labinot Tahirin për punën e palodhshme për tu dalë në ndihmë familjeve në nevojë, ku falë angazhimit të të gjithë bamirësve po arrijmë sadopak të kontribuojmë në zbutjen e gjendjes së vështirë socio-ekonomike në këto ditë jo të lehta përballë pandemisë COVID-19.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …