Komuna e Rahovecit ka publikuar programin e mbajtjes së nderimeve dhe tubimeve përkujtimore për shënimin e 26-vjetorit të masakrave të vitit 1999, të bëra nga forcat serbe në fshatrat, Fortesë, Celinë, Krushë e Madhe, Nagac, Hoçë e Vogël, Brestoc, Retijë, Opterushë dhe Pastasel.
E martë 25 mars 2025
Ora 10.00 – Nderime në varrezat e dëshmorëve dhe martirëve në fshatin Brestoc.
Ora 11.00 – Tubim Përkujtimor në varrezat e dëshmorëve dhe martirëve në fshatin Fortesë.
Ora 13.00 – Tubim Përkujtimor në varrezat e dëshmorëve dhe martirëve në fshatin Celinë.
E mërkurë 26 mars 2025
Ora 11.00 – Tubim Përkujtimor në Kompleksin Memorial të dëshmorëve dhe martirëve në fshatin Krushë e Madhe.
E premte 28 mars 2025
Ora 11.00 – Nderime për Dëshmorët Enver Duraku dhe Shefki Thaqi, te vendi i rënies në mallet e Gallushës, mbi fshatin Iliron (ish Doberdlan).
E shtunë 29 mars 2025
Ora 10.00 – Nderime për Dëshmorin e kombit Sabit Shabandula – te varrezat e dëshmorëve në Rahovec.
Ora 12.00 – Nderime për Dëshmorin e kombit Jahja Danuza – te varrezat e dëshmorëve në Gjakovë.
E dielë 30 mars 2025
Ora 10.00 – Nderime në varrezat e dëshmorëve dhe martirëve në fshatin Retijë.
Ora 11.00 – Tubim Përkujtimor në varrezat e dëshmorëve dhe martirëve në fshatin Opterushë.
E hënë 31 mars 2025
Ora 11.00 – Tubim Përkujtimor në varrezat e dëshmorëve dhe martirëve në fshatin Pastasel.
E mërkurë 2 prill 2025
Ora 10.00 – Nderime në varrezat e dëshmorëve dhe martirëve në fshatin Nagac.
Ora 11.00 – Tubim Përkujtimor në varrezat e dëshmorëve dhe martirëve në fshatin Hoqë e Vogël.
Aktivitetet mbahen nën përkujdesjen e kryetarit të komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi.