Komuna e Rahovecit ka rritur inkaismin e  Tatimit në Pronë

Në tremujorin e parë të vitit 2018, Komuna e Rahovecit ka inkasuar 113 mijë e 934.36 euro nga të hyrat e Tatimit në Pronë. Kurse në tremujorin e parë të vitit 2017 janë inkasuar 101 mijë e 648.04 euro, dallimi nga viti 2017 me vitin 2018 është se rritje për vitin 2018 është, 12 mijë e 286.32 euro. Për rritjen e inkasimit të Tatimit në Pronë, Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi ka thënë se  tremujori i parë i vitit 2018 i krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2017, karakterizohet me një trend pozitiv të rritjes së të hyrave nga Tatimi në Pronë. Siç thotë  Kryetari Latifi, ndryshimi është, 12,286.32 euro më shumë të hyra në tremujorin e parë të vitit 2018 dhe ky është një lajm i mirë, sepse paratë që mblidhen nga qytetarët do t’iu kthehen atyre përmes projekteve të dobishme për ta.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …