Komuna e Rahovecit ka vazhduar aktivitetet për shënimin e 14 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës

Duke u bazuar në agjendën e përgatitur nga këshilli organizues, këshill ky i formuar nga kryetari i Komunës së Rahovecit Smajl Latifi, kanë vazhduar aktivitetet për shënimin e 14 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës. Për aktivitetet e mbajtura kryetari Latifi ka thënë se sot për nder të 14 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, prita në mjediset e komunës qytetarë, familjarë dëshmorësh, përfaqësues të klerit fetar e miq. Më pas, së bashku me këshillin organizues dhe drejtues të shoqatave të dala nga lufta bëmë homazhe dhe vendosëm kurora në varrezat e dëshmorëve të kombit në Rahovec.

Faleminderit secilit dhe urime 17 Shkurtin!.

Gëzuar 14 vjetorin e Pavarësisë, Kosovë!

Mund të jetë një imazh i 22 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të jashtme

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Vitisë organizon tryezë diskutimi për aktivizimin kundër dhunës ndaj gruas

Komuna e Vitisë, përmes zyrës së kryetarit dhe Zyrës për Barazi Gjinore, ka mbajtur sot …