Komuna e Rahovecit kërkon nga Qeveria e Kosovës, dëmshpërblimin e bujqve të dëmtuar dhe rritjen e subvencioneve

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi i ka njoftuar fermerët lidhur me shkresat që i ka dërguar Qeverisë për subvencionimin e bujqve rahovecas:

Më lejoni t’ju njoftoj se në bazë të gjendjes së krijuar nga pandemia Covid 19, si dhe dëmeve që ka pësuar bujku rahovecas edhe nga vërshimet dhe përmbytjet, dje ju kam drejtuar me dy shkresa konkrete Qeverisë së Kosovës dhe kam kërkuar:

* Dëmshpërblimin e bujqve të dëmtuar

*  Rritjen e vlerës së subvencioneve për vreshtarët, perimtarët, blegtorët, për të gjithë bujqit dhe fermerët.

Përkrahja që vjen qoftë nga qeveria apo donatorët, sigurisht se ndikon drejtpërdrejtë në cilësinë e jetës dhe mirëqenien e qytetarëve tanë.

Për më shumë ju lus t’i shihni kërkesat

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Vitisë organizon tryezë diskutimi për aktivizimin kundër dhunës ndaj gruas

Komuna e Vitisë, përmes zyrës së kryetarit dhe Zyrës për Barazi Gjinore, ka mbajtur sot …