Komuna e Rahovecit mban konsultime publike për Planin Zhvillimorë Komunal 2023-2031

Në praninë e një numri të madh të qytetarëve, arkitektëve, sipërmarrësve, grupeve të interesit, kryetarëve të këshillit të fshatrave dhe lagjeve urbane, sot, në sallën e kuvendit komunal të Rahovecit u organizua takimi për konsultim publik për PZHK, me ç’ rast u bë prezantimi publik i hartimit të planit, i cili përcakton drejtimet e zhvillimit të komunës së Rahovecit në tetë vitet e ardhshme. Drejtori i Drejtorisë së Urbanizmit Planifikimit dhe Mbrojtjes së Mjedisit, Albnor Mullabazi, mes tjerash theksoi se plani është punuar në bashkëpunim me ekspert të jashtëm dhe është në fazën finale të tij. Ky plan është multisektorial që ka për qëllim zhvillimin strategjik, ku pas miratimit të PZHK-së menjëherë do të vazhdojnë punët rreth Hartës Zonale. Sa i përket takimeve publike, deri më tani janë mbajtur 15 takime në zona rurale dhe urbane. Arkitektët Djellza Çanta dhe Shpejtim Mustafa, prezantuan planin përmes përshkrimit tekstual të pjesës ligjore dhe në tërësi, duke veçuar: Kornizën e Zhvillimit, Prioritetet e Zhvillimit Strategjik dhe Qëllimet e Planit të Veprimit. Në fund, qytetarët parashtruan pyetje rreth planit, të cilave drejtori Mullabazi iu përgjigj në mënyrë konkrete. Përveç këtij takimi qe u mbajt sot, takimet tjera do të vazhdojnë nëpër lokalitete të ndryshme të komunës së Rahovecit, deri në përfundim të shqyrtimit publik, sipas agjendës së paraparë.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …