Kanë filluar punët për rregullimin e parkingut, pranë oborrit të shkollës “Rudolf Walther” në Dejnë të Komunës së Rahovecit. Ky projekt realizohet me kërkese të asamblistit, Afrim Berisha, përfaqësuesit nga KDSH, Qerim Berisha dhe drejtorit të shkollës Xhevdet Morina. Punimet do të kryhen nga Kompania “ANEA” e cila është kontraktuar nga Komuna e Rahovecit. Drejtori i shkollës “Rudolf Walther” Xhevdet Morina, falënderon arkitektin Veton Mazreku nga Prizreni, i cili pa kompensim ka përgatitur projektin ideor, drejtorin e arsimit në komunën e Rahovecit Avni Morina dhe kryetarin e komunës Smajl Latifi, për vlerësimin dhe mirëkuptimin ndaj këtij projekti dhe të cilët kanë punuar që të gjithë në realizimin e tij.