Komuna e Rahovecit në bashkëpunim me Asociacionin PAMKOS, në bashkërendim edhe me Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës me rastin e 5 qershorit “Dita Ndërkombëtare e Mjedisit”, organizon aksion pastrimi “Drini rrjedh i lirë pa plastikë” me pjesëmarrjen e nxënësve të komunës së Rahovecit, komunitetit lokal, shoqërisë civile dhe nivelit qendror. Aktiviteti i pastrimit do të rrisë rëndësinë e mbrojtjes së mjedisit dhe biodiversitetit dhe do të ndërgjegjësojë organizatat lokale dhe autoritetet vendore duke rritur përpjekjet për aksione pastrimi dhe veprime të tjera me qëllim rritjen e biodiversitetit në pellgun e lumit Drin. Të gjithë vullnetarët që dëshirojnë të jenë pjesë e këtij aksioni mund të bashkëngjiten në zonën e pastrimit: Rruga Tafil Zyberaj, Rahovec, ora 10:00