Komuna e Rahovecit merr 54 mijë euro për rregullimin e shtratit të kanalit në fshatin Hoçë e Madhe

Kryetari i Komunës së Rahovecit z. Idriz Vehapi, ka nënshkruar Marrëveshje Mirëkuptimi me z. Ivan Tomiq, këshilltar i Kryeministrit dhe Drejtor i Zyrës për Çështje të Komuniteteve në Qeverinë e Republikës së Kosovës.

Qëllimi i kësaj Marrëveshje është bashkëpunimi në mes të Komunës së Rahovecit dhe Zyrës së Kryeministrit-Zyrën për Çështje të Komuniteteve për projektin” Rregullimi i shtratit të kanalit në fshatin Hoçë e Madhe”, për realizimin e këtij projekti nga Zyra e Kryeministrit janë ndarë 54.000 euro.

Në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes, përveç kryetarit z. Idriz Vehapi të pranishëm ishin edhe z.Fehmi Hoxha, drejtori i Drejtorisë për Urbanizëm, Planifikimit Hapësinorë dhe Mbrojtje  të Mjedisit z. Jovan Bojiq, ushtrues i detyrës së shefit të Zyrës për Komunitete në Rahovec. Pas nënshkrimit të  marrëveshje së mirëkuptimit,  kryetari Vehapi falënderoi drejtorin e Zyrës për Çështje të Komuniteteve për mbështetjen të cilën po e jep kjo zyre në realizimin e projekteve të ndryshme në Komunën e Rahovecit, me theks të veçantë për projektin i cili do të realizohet në fshatin Hoçë e Madhe.

Nga ana e tij z. Ivan Tomiq,  këshilltari i Kryeministrit dhe Drejtor i ZÇK-së tha se përveç këtij projekti do të shikohen mundësit që në të ardhmen, Komuna e Rahovecit të përkrahet në realizimin e projekteve të tjera të cilat janë në të mirë të gjithë qytetareve.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …