Komuna e Rahovecit nënshkruan memorandum bashkëpunimi me USAID-in për Projektin ,, Integriteti i Komunave në Kosovë”

Në praninë e ambasadorit të SHBA-së në Prishtinë, Jeff Hovenier, dje, kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi ka nënshkruar Memorandum bashkëpunimi me USAID-in për projektin: “Integriteti i Komunave në Kosovë”, ku në mesin e tetë komunave të tjera, është edhe Komuna e Rahovecit. Projekti përfshin: mbikëqyrjen e financave publike, sundimin e ligjit, transparencën, llogaridhënien, eficiencën, efektshmërinë, reagueshmërinë, përfshirjen dhe pjesëmarrjen e qytetarëve në këtë proces si dhe menaxhimin e kontratave të prokurimit. Pasi që Komuna e Rahovecit është komuna e parë në Kosovë për transparencë dhe me performancë të lartë, ka mirëpritur një projekt të tillë dhe do t’i përgjigjet me korrektësi dhe përgjegjshmëri, në mënyrë që edhe më tej, veç tjerash, të rritet transparenca dhe llogaridhënia ndaj publikut.

Kontrolloni gjithashtu

Ka nisur projekti i ndërtimit të rrjetit të kanalizimit në zonën urbane të Deçanit

Të hënën në Deçan ka nisur projekti thelbësor për zhvillimin e qytetit, siç është ndërtimi …