leoni

Komuna e Rahovecit njofton qytetarët se për prerjen e drunjve duhet të ndërmarrin disa veprimet procedurale administrative

Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, njofton të gjithë banorët e Komunës së Rahovecit se për ndërmarrjen e veprimeve për prerjen e drunjve që janë në pronësi private dhe publike në territorin e Komunës së Rahovecit, duhet të ndërmarrin këto veprimet procedurale administrative:

1. Kërkesë me shkrim në Drejtorin BPZHR-ës – Sektori i Pylltarisë parashtrohet nga pronari i ngastrës kadastrale  për tu pajisur me LEJEN  për prerjen e pyjeve private dhe publike nga ku do të zhvillohet veprimi i prerjes së drunjve, kërkesës duhet ti  bashkëngjisin:

  • Fleta poseduese e pronës (pyllit)

  • Kopja e planit e pronës (pyllit)

  • Kopja e letërnjoftimit e pronarit

  1. Drejtorisë së BPZHR-ës – Sektorit të Pylltarisë duhet ti prezantohet edhe një marrëveshje ose një autorizim të noterizuar me shkrim e arritur në mes pronarit të ngastrës kadastrale dhe subjekteve të tjerë – kryerësit që planifikojnë ndërmarrjen e veprimit të prerjes së drunjve në ngastrën e pronarit të caktuar.

  2. Në rastet ku kërkesa është paraqitur nga ndonjë i afërm i pronarit të ngastrës kadastrale për zhvillimin e veprimtarisë për prerjen e drunjve, parashtruesi i kërkesës duhet të prezantoj dëshmi mbi afërsinë familjare me pronarin e ngastrës ( Certifikatë të lindjes, Certifikatë mbi bashkësinë familjare etj.) dhe të zhvilloj procedurën e rregullt administrative sikurse që është prezantuar në pikën 1 të këtij njoftimit.

  3. Kërkesat për tu pajisur me Leje për prerjen e drunjve në pyjet private dhe publike parashtrohen në zyrat e Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural në Rahovec nga ditë e Hënë – E premte, prej orës 08:00-16:00 h.

  4. Afati për parashtrimin e kërkesave në Drejtorinë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural për tu pajisur me Leje për prerjen e pyjeve në pronat private dhe publike është deri më 31.03.2018.

  5. Obligohet Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural gjatë zhvillimit të procedurës administrative për tu pajisur me Leje për prerjen e pyjeve private dhe publike të zbatoj në mënyrë decidive të gjitha dispozitat e Udhëzimin Administrativ nr.07/2010, të datës 28.06.2010.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …