Komuna e Rahovecit organizoi tryezën shkencore me temë “Portreti krijues i shkrimtarit Sulejman Krasniqi”

Me rastin e vitit mbarëkombëtar të Gjergj Kastriot-Skënderbeut dhe 81-vjetorit të lindjes së shkrimtarit Sulejman Krasniqi, Komuna e Rahovecit, nën Përkujdesjen e Kryetarit Smajl Latifi kanë organizuar tryezën shkencore me temën “Portreti krijues i shkrimtarit Sulejman Krasniqi”. Hapjen e kësaj tryeze shkencore e bëri Kryetari i Komunës së Rahovecit Smajl Latifi, i cili në fjalën e tij i çmojë lartë figurat e kombit shqiptar në dhënien e kontributit në letërsi të Sulejman Krasniqi si dhe Gjergj Kastriot-Skënderbeut në çështje kombëtare. Në këtë tryezë u diskutuan tema të ndryshme nga studiues të letërsie dhe historisë, të cilat trajtuan, dy figurat madhore të kombit si, Gjergj Kastriot-Skënderbeu si dhe shkrimtarit dhe atdhetarit Sulejman Krasniqi, ku me kumtesa u paraqiten këta studiues si: dr. Lulëzim Lajçi- Dimensioni kombëtar- arbëror dhe shtet formues i Gjergj Kastriot-Skënderbeu dr.Sabahajdin Cena -Toponimia dhe mikrotoponimia në gojëdhënat etiologjike për Skënderbeun dr. Besa Hoxha-Beqiri- Vështirësitë e botimit të veprave të Sulejman Krasniqi sipas “Jetëshkrimit” dr. Salih Bytyçi- Kujtesa e brezit tonë për Sulejman Krasniqin dr. Dorian Koçi- Pasqyrimin i historisë në veprën letrare të Sulejman Krasniqi dr. Sherif Selimi- Narracioni dhe fokalizmi në romanin “Njeriu dy herë i pushkatuar” i Sulejman Krasniqi Mr.Bedri Zyberaj- Ruajtja e kujtesës historike: Romani “Mic Sokoli”- memorie letrare e kësaj kujtese dr. Fridrik Dulaj- Elemente gjuhësore në romanin “Njeriu dy herë i pushkatuar”.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …