Komuna e Rahovecit organizon debat me Publikun

Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport në komunën e Rahovecit, fton të rinjtë, grupet rinore, shoqatat dhe organizatat tjera të shoqërisë civile, që të marrin pjesë në debatet publike për Rregulloren për punën vullnetare të të rinjve.

Debatet zhvillohen sipas këtij orari:

Në Rahovec, më 10 maj 2016, në orën 10:00 në Qendrën e Kulturës “Mensur Zyberaj”

Në Krushë të Madhe, më 10 maj 2016, në orën 13:30, në qendrën rinore në Krushë të Madhe

Në Ratkoc, më 11 maj 2016, në orën 11:30, në Qendrën e Kulturës në Ratkoc.

Pjesëmarrja e të rinjve dhe grupeve të tjera të interesuara, por edhe individëve me prirje për punë vullnetare, do të ishte kontribut i vyer për komunitetin tonë.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …