Komuna e Rahovecit organizon dëgjime buxhetore publike për përgatitjen e KAB 2025

Duke u bazuar në Ligjin për menaxhimin e financave publike dhe përgjegjësitë, Statutit të Komunës së Rahovecit Nr.1005, si dhe nenit 31 të Udhëzimit Administrativ MAPL Nr.04/2023 për Administratë të Hapur në Komuna, kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi dhe Drejtoria për Buxhet dhe Financa në bashkëpunim me Zyrën për Informim, bën: NJOFTIM PUBLIK

Njoftohen qytetarët e komunës e Rahovecit, për organizimin e dëgjimit buxhetor publik për përgatitjen e KAB (Kornizës Afatmesme Buxhetore 2025). Dëgjim publik  buxhetor, me rininë,  gratë, pensionistët dhe komunitetet pakicë. Më: 21 maj 2024 (e martë), në orën 10:30, Vendi: Parku i qytetit. Në vegëzën: https://kk.rks-gov.net/…/Kalendari-i-degjimeve… mund të gjeni kalendarin e dëgjimeve buxhetore vitin 2024. Kërkesat, komentet dhe sugjerime mund t’i dërgoni edhe përmes këtyre emailave:  [email protected] dhe [email protected].

Mirë se vini!

Zyra për Informim

 

Kontrolloni gjithashtu

39 pemëtar ferizajas përfitues të spërkatsëve profesionale

Mbështetja për bujqit dhe fermerët ferizajas po vazhdon. Në kuadër të skemës mbështetëse për bujqit …