Komuna e Rahovecit, përfiton nga granti i performancës “Mjedisi i Pastër” në vlerë prej 156,000.00 euro

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI), mbështetur nga  Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) ka lansuar grantin e performancës “Mjedisi i Pastër”. Gjatë këtij lansimi janë prezantuar përpjekjet e përbashkëta në vlerësimin e performancës komunale në fushën e menaxhimit të mbeturinave, ku komuna e Rahovecit ka përfituar: Një kamion kiper për mbledhjen e mbeturinave të llojllojshme. Vlera totale e përfitimit nga ky grant për komunën e Rahovecit është: 156,000.00 euro. Kryetari Latifi për fitimin e këtij granti, falënderoj zyrtarët e DSHP-së, zyrtarët komunal për mjedis, për mbulueshmërinë e menaxhimit të mbeturinave si dhe kompanitë vullnetare dhe kompanitë e kontraktuara për mbledhjen e mbeturinave. Urime qytetarëve të komunës së Rahovecit për grantin, vazhdojmë bashkë ta bëjmë Rahovecin komunë ekologjike!

Mund të jetë një imazh i 3 persona dhe makinë

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …