Komuna e Rahovecit përfundoi dëgjimin e katërt publik buxhetor

Sot në ambientin e parkut të qytetit të Rahovecit, duke filluar nga ora 11:15, u mbajt dëgjimi publik buxhetor për përgatitjen e Kornizës Afatmesme Buxhetore për vitin 2025. Hapjen e dëgjimit si zakonisht e bëri kryetari i Komunës së Rahovecit z. Smajl Latifi, duke e elaboruar buxhetin, kufijtë buxhetor, të hyrat e komunës, si dhe foli për synimet kryesore të ekzekutivit. Informatat më të hollësishme rreth buxhetit i dha Drejtori i Financave z. Afrim Limani. Drejtori foli rreth Qarkores së parë buxhetore, rritjen e buxhetit dhe planet specifike. Dëgjimi shkoi sipas planifikimit, me kryetarë të fshatrave dhe lagjeve urbane, të cilët parashtruan kërkesa dhe pyetje të ndryshme sipas prioriteteve. Grupi punues i ka evidentuar të gjitha pyetjet dhe diskutimet dhe në raportin final do t’i jep arsyetimet për kërkesat të cilat u parashtruan në dëgjim.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …