Për shkak të reshjeve të dendura të shiut që po vazhdojnë pa ndërprerë që nga e diela, Komuna e Rahovecit, përkatësisht Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim, janë angazhuar me të gjitha mekanizmat përkatës, ku janë bërë disa ndërhyrje në qytet, rrugës për Brestoc si dhe në lagjen e komunitetit në fshatin Brestoc.
Në këtë mënyrë, situata po vazhdon të menaxhohet edhe më tutje, njofton Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim në komunën e Rahovecit.