KOMUNA E RAHOVECIT PO EC SIGURT NË PËRMBUSHJEN E PLANEVE DHE PROJEKTEVE TË PARAPARA

Instituti GAP ka publikuar në platformën elektronike “Letërnjoftimi i Komunave” të dhënat më të fundit për realizimin e premtimeve të dhëna gjatë fushatës zgjedhore të vitit 2017. Periudha e monitorimit përfshin gjashtëmujorin e parë të 2020. Në bazë të rezultateve të dala nga vlerësimi i përmbushjes së premtimeve, Komuna e Rahovecit ka treguar një performancë mjaft të mirë, dhe shumë të kënaqshme në përmbushjen e planeve dhe projekteve të parapara, ku nga gjithsej 24 premtime, niveli i përmbushjes është ky si në vijim:

➡️ 14 PREMTIME TË PËRFUNDUARA;

➡️ 6 PREMTIME GJYSMË TË PËRMBUSHURA;

➡️ 4 PREMTIME TË FILLUARA.

Ky rezultat është dëshmi e një qeverisjeje plot vullnet dhe përkushtim për të realizuar sa më shumë investime publike që rrisin cilësinë dhe mirëqenien e qytetarëve tanë. Për të parë detajet e premtimeve të dhëna, mund të vizitoni platformën elektronike të Institutit GAP duke klikuar në këtë link: https://bit.ly/2QnJo66.

Kontrolloni gjithashtu

Samra Kërqagu u zgjodh kryesuese e re e Komitetit Konsultativ për Persona me Aftësi të Kufizuara

Në Rahovec në prani të anëtarëve të Komitetit Konsultativ për Persona me Aftësi të Kufizuara, …