Komuna e Rahovecit po vazhdon kujdesin ndaj ambientit duke bërë eliminimin e deponive inerte në tërë territorin e komunës. Falënderime për kompaninë EAE-NJAZ BETON nga Rahoveci që u kujdes në pastrimin e deponisë në rrugën rajonale Rahovec-Brestoc.
Pas pastrimit të kësaj deponie, do të vazhdohet akoma me eliminimin e deponive edhe në vendet tjera. LUTEN të gjithë qytetarët që në këtë vend është e ndaluar rreptësisht hedhja e mbeturinave, mbeturinat të hedhen vetëm në vendet ku janë përcaktuar për këtë çështje!