Komuna e Rahovecit po vazhdon me investime në fusha të ndryshme, gjithnjë në shërbim të qytetarëve të sajë, një i tillë është edhe investim i ri i cili po bëhet nga buxheti i komunës së Rahovecit, pikërisht te stacioni i autobusëve në Rahovec, ku do të bëhet ndërtimi i lokaleve afariste zejtare. I pranishëm në vendosjen e gurthemelit ishte edhe kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, i cili tha se ky projekt është financuar nga komuna e Rahovecit i cili do te ketë një kosto prej 84,879.12 €.