Në 24 vjetorin e përjetësimit të tyre, janë përkujtuar dëshmorët e atdheut, Gëzim Mullabazi, Samir Nurkasa, Xhafer Nurkasa dhe Xhevat Kasapi, e në nderim të kujtimit dhe veprës atdhetare, Komuna e Rahovecit në bashkëpunim me OVL të UÇK-së, ka vendosur një pllakë përkujtimore në anën e djathtë të rrugës (te vendi i rënies) që çon te “Maja e Shkodranit”, e cila u shpalos në prani të kryetarit të komunës së Rahovecit Smajl Latifi, familjarëve të dëshmorëve, bashkëluftëtarëve dhe miqve. Kryetari Latifi tha se, s’do të ndalemi – do të regjistrojmë çdo dëshmi që na kujton dhimbjen krenare, trimërinë dhe lavdinë e atyre që ranë për liri! Asgjë nuk harrohet!