Komuna e Rahovecit renditet e katërta me 78.17 % për arritjen e përgjithshme të performancës komunale

Në Prishtinë, janë publikuar rezultatet nga Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal për arritjen e përgjithshme të performancës sipas komunave dhe sipas këtyre rezultateve të publikuara, komuna e Rahovecit është renditur e katërta me 78.17 %  në mesin e 37 komunave të Republikë së Kosovës. Në ceremoninë e organizuar nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal i pranishëm ishte edhe kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, i cili nga ministrja e MAPL-së Adrijana Hodzic, ka pranuar çmimin për performancën më të mirë komunale për vitin 2018 (top 4).  Pas pranimit të çmimit kryetari Latifi është shprehur se pas zgjedhjeve lokale, në fillim të vitit 2018 e kemi marrë mandatin dhe kemi filluar me punë. “Sot, kisha kënaqësinë të pranoj çmimin për performancën më të mirë komunale për vitin 2018 (top 4). Ky çmim është dëshmi për seriozitetin, përkushtimin dhe efikasitetin e ekzekutivit komunal në Rahovec. Kemi edhe shumë punë para vetes por jemi në rrugë të drejtë për t’u bërë shembull i mirë i qeverisjes lokale në nivel vendi. Falënderoj Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal për çmimin, po ashtu, falënderoj ekipin tim, drejtorët e drejtorive për punën e tyre”, ka thënë ndër të tjera kryetari Latifi.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …