Komuna e Rahovecit, së bashku me partnerët e projektit “Biodrini” mbajtën takimin e parë informues për aktivitetet e parapara me këtë projekt

Sot, Komuna e Rahovecit, së bashku me partnerët e projektit RRITJA E BIODIVERSITETIT NË PELLGUN E LUMIT DRIN PËRMES MENAXHIMIT TË INTEGRUAR TË PELLGUT UJËMBLEDHËS (BIODRINI), Qarku Kukës nga Shqipëria, Organizata për Kërkime Urbane (URI) nga Shqipëria dhe Shoqata për Pastërti dhe Ambient të Kosovës (PAMKOS) nga Kosova, mbajtën takimin e parë informues për aktivitetet e parapara me këtë projekt për qytetarët e Komunës së Rahovecit, ku ishin të ftuar, profesorë, nxënës, studentë, kryetarë te fshatrave, përfaqësues të kompanive, përfaqësues të agjensioneve, përfaqësues të OJQ-ve, fermerë dhe përfaqësues të shoqërisë civile. “Biodrini” është projekt i financuar dhe i menaxhuar nga Zyra e Bashkimit Evropian, në Kosovë, në kuadër të Fondeve IPA II, programi i bashkëpunimit ndërkufitar (CBC), Kosovë- Shqipëri i cili si objektiv kryesor ka mbrojtjen e mjedisit dhe rritjen e biodiversitetit nëpërmjet zbatimit të praktikave më të mira përgjatë pellgut të lumit Drin në territoret e Qarkut të Kukësit dhe të Komunës së Rahovecit. Në takim u diskutua në lidhje me rezultatet e projektit, mënyra e zbatimit të projektit, përfitimet dhe dobitë ekonomike dhe sociale qe i sjell ky projekt Komunës së Rahovecit.

Mund të jetë një imazh i 4 persona, njerëz të ulur, njerëz në këmbë dhe ambiente të brendshme

Kontrolloni gjithashtu

39 pemëtar ferizajas përfitues të spërkatsëve profesionale

Mbështetja për bujqit dhe fermerët ferizajas po vazhdon. Në kuadër të skemës mbështetëse për bujqit …