Komuna e Rahovecit së bashku me partnerët e tjerë Qarkun e Kukësit, Organizaten për Kerkime Urbane (URI), Qendra e Artit të Gjelbër “GAC”, zhvilluan aktivitetin e planifikuar të projektit: ECO-ROUTES (Info-ditët për promovimin e rrugëve të ekoturizmit), aktivitet i paraparë me proejktin “Rrugët e Eko-Turizmit në Zonat Ndërkufitare për Promovimin e Turizmit Alternativ (ECO-ROUTES)”. Projekt i fituar nga programi ndërkufitar Shqipëri – Kosovë në kuadër të Instrumentit për Asistencën e Para-Aderimit (IPA II) Thirrja e tretë për propozime. Ky takim u zhvillua me qëllim të informimit të qytetarëve dhe akterëve të tjerë pjesëmarrës, rreth aktiviteteve, rezultatet, mënyrën e zbatimit, përfitimet dhe dobitë ekonomike dhe sociale qe i sjell ky projekt Bashkisë së Kukësit nga ana e Shqipërisë dhe specifikisht komunës së Rahovecit nga ana e Kosovës. Gjatë takimit të pranishmit shprehën gatishmërinë e tyre për bashkëpunim duke theksuar rëndësinë e promovimit të turizmit në komunën e Rahovecit. Projekti Financohet dhe menaxhohet nga Zyra e Bashkimit Evropian në Shqipëri.