leoni

KOMUNA E RAHOVECIT, SHEMBULL TRANSPARENCE NË NIVEL KOSOVE

Për disa orë pune në trajnimin online me temë “Hartimi i Koncept Dokumenteve, Memorandumeve Shpjeguese dhe Organizimi i Procesit të Konsultimit me Publikun”, Instituti i Kosovës për Administratë Publike dhe Zyra për Qeverisje të Mirë, ka marrë shembull Komunën e Rahovecit për transparencë, konsultime publike dhe publikim të dokumenteve zyrtare. Komuna e Rahovecit, del e para në të gjitha matjet që bëhen që lidhen me transparencën institucionale. Këto suksese të komunës sonë, që vijnë si rezultat i angazhimit të madh të stafit politik dhe administrativ, më gëzojnë shumë dhe më inkurajojnë për më shumë angazhim. Pa dyshim që transparenca e llogaridhënia nuk janë asnjëherë të mjaftueshme, prandaj, përkundër progresit tonë të madh në këta sektorë, ne do ta vazhdojmë të përsosim mekanizmat institucionalë për të garantuar mirinformim dhe bashkëqeverisje me qytetarët, duke qenë transparent dhe bashkëpunues.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …