Komuna e Rahovecit shënon 14 qershorit Ditën e Çlirimit

Komuna e Rahovecit, nën përkujdesje të Kryetarit të Komunës, Smajl Latifi në shënim të 14 qershorit Ditës së Çlirimit ka organizuar aktivitete të shumta duke filluar me pritjen e qytetarëve në zyrën e kryetari, për të vazhduar me homazhe dhe nderime në varrezat e dëshmorëve, zbulimin e shtatorëve të vëllezërve dëshmorë Feim e Bedrush Gashi në fshatin Drenoc për të përfunduar me mbajtjen e Seance Solemne. Për shënimin e këtyre aktiviteteve kryetari Latifi ka thënë se lufta dhe rezistenca për lirinë e Kosovës është frymëzim dhe vepër e popullit! Prandaj, Ditën e Çlirimit të Rahovecit e filluam duke pritur në komunë qytetarë të Rahovecit, me të cilët shkëmbyem urimet më të përzemërta me rastin e festës sonë. Urime Ditën e Çlirimit, Rahovec. Në Ditën e Çlirimit të Rahovecit, me bashkëpunëtorë, përfaqësues të OVL-së, familjarë të të rënëve, kemi bërë homazhe dhe nderime në varrezat e dëshmorëve dhe vendet që kujtojnë ata që sakrifikuan gjithçka për të arritur në këtë ditë. Lavdi të rënëve për liri”, ka thënë kryetari Latifi.

Kontrolloni gjithashtu

Më 25 prill mbahet Tryezan Shkencore “Rëndësia e Organizimit të Luftës së UÇK-së në Zonën Operative të Pashtrikut

Komuna e Rahovecit ka bërë publike agjendën e aktiviteteve për shënimin e 27-vjetorit të daljes …