Komuna e Rahovecit shpall ditë zie të hënën

Komuna e Rahovecit ka marrë vendim që e hëna të jetë ditë zie në këtë komunë për humbjen e jetës së tre qytetarëve të kësaj komune në aksident komunikacioni. Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi ka bërë të ditur se me këtë rast të gjithë flamujt që janë të vendosur në institucionet komunale, do të ulen në gjysmështizë. “Në përputhje me kompetencat e mia si Kryetar i Komunës së Rahovecit, duke ju shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjarëve të viktimave dhe gjithë qytetarëve, kam vendosur që të hënën, datë 29 korrik 2019, ta shpall Ditë Zie, pas aksidentit tragjik të ndodhur në Rahovec!, ka shkruar në adresën e tij elektronike, kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi.

Kontrolloni gjithashtu

Fatmir Limaj

Fatmir Limaj pas dështimit të Haxhiut: Zgjedhja e kryetarit të Kuvendit bëhet me marrëveshje

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar shkurt pas dështimit të radhës për zgjedhjen …