leoni

Komuna e Rahovecit shpallë konkurs për projektimin e Qendrës për Arte, Kulturë dhe Inovacion

Nga sot, për 40 ditë do të jetë i hapur konkursi për projektimin e Qendrës për Arte, Kulturë dhe Inovacion. Rahoveci synon që ta ketë një hapësirë shumëfunksionale për të zhvilluar aktivitetet rinore e artistike, ku do të mund të zhvillohen koncerte, shfaqje teatrale, performanca artistike e manifestime të tjera kulturore. Po ashtu, qendra do ta ketë edhe një auditorium apo sallë universale. Në ndërtesë do të përfshihet Shkolla e Mesme e Ulët e Muzikës, hapësira për lexim dhe hapësira për qendër të inovacionit. (Më gjerësisht në detyrën projektuese).

Kryetari Latifi ka thënë se: Rinia e Rahovecit ka nevojë për një qendër të këtij lloji, që do të bëhej vend i shkarkimit të energjive të tyre artistike. Rahoveci është vend i rrushit, por edhe i artistëve e sipermarrësve të suksesshëm. Investimi në potenciale njerëzore është investimi më i mençur, prandaj edhe vendosëm që një pjesë të buxhetit t’ia dedikojmë ndërtimit të kësaj qendre të planifikuar nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport – Rahovec, e cila paraprakisht do të projektohet përmes këtij konkursi që e shpallëm sot. Programi dhe detyra projektuese e konkursit mund të shkarkohet përmes faqes online të E-prokurimit me të gjitha informatat e nevojshme. Ftohën të gjitha studiot e arkitekturës dhe arkitektët që të marrin pjesë në konkurs. Në mënyrë profesionale, projektet e tyre do të vlerësohen nga juria që në përbërje ka emra të njohur dhe me autoritet në fushën e arkitekturës dhe artit.

Pjesë e jurisë janë:

Arber Shala, arkitekt

Klodeta Krasniqi, arkitekte

Agron I. Sokoli, artist

Agi Haxhimurati, dizajner

Shpejtim Mustafa, arkitekt

Vendimi i jurisë është detyrues për autoritetin kontraktues, në këtë rast për Komunën e Rahovecit.

Kontrolloni gjithashtu

Këshilli i Bashkësisë Islame në Deçan, organizoj tryezën me temën “Roli i fesë në shoqërinë bashkëkohore”

Këshilli i Bashkësisë Islame në Deçan, organizoj të premtën tryezën me temën “Roli i fesë …