Komuna e Rahovecit shpërndan makineri bujqësore për bujqit rahovecas

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, së bashku me drejtorin e Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, Berat Durakun, kanë bërë sot shpërndarjen e 10 (dhjetë) makinave mbjellëse të misrit (pneumatike), 20 (njëzet) motokultivatorëve dhe 7 (shtatë) pllugje dykrahësh për bujqit e komunës së Rahovecit. “Që nga fillimi i mandatit tim, prioritet të veçantë i kam dhënë zhvillimit të bujqësisë dhe përkrahjes së bujqve e kështu do të vazhdojmë edhe në të ardhmen me shërbime, lehtësira, vizita e ndihmën e çdoditshme të bujqve nga institucionet e komunës së Rahovecit”-është shprehur kryetari Latifi.

Mund të jetë një imazh i 10 persona dhe ambiente të jashtme

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, vizitoi Stubllën e Epërme për festën e Pashkëve

Me rastin e festës së Pashkëve, Kryetari i Komunës së Vitisë, z. Sokol Haliti, vizitoi …