Komuna e Rahovecit Sqaron Publikun lidhur me deklaratën e shëmtuar të anëtarit të Kuvendit Komunal

Duke marrë shkas deklaratën e shëmtuar të anëtarit të Kuvendit Komunal të Rahovecit, z. Defrim Kafexhiu, në lidhje me varrezat e dëshmorëve, martirëve dhe civilëve, njoftoj opinionin publik se janë të paqëndrueshme pretendimet e lartpërmendurit dhe Komuna e Rahovecit ka kontratë aktive për meremetimin e varrezave. Theksoj se, jemi në proces të marrjes së pëlqimeve nga familjarët e martirëve, por, një numër i konsiderueshëm i varreve nuk kanë të dhëna, si: emrin dhe mbiemrin e të varrosurit. Prandaj, ne, jemi në kontakt të vazhdueshëm me organizatat e dala nga lufta dhe me familjarët e viktimave, për identifikimin e saktë të tyre. Veçoj se, në momentin që i marrim pëlqimet nga familjarët, atëherë do të fillojnë punimet. Deklaratat dashakeqe që tentojnë të dezinformojnë publikun dhe që trillojnë ngjarje të paqena, nuk e zmbrapsin angazhimin tonë në ofrimin e shërbimeve dhe zhvillimin e projekteve.

Afrim Oruqi,

Drejtor i Drejtorisë për Kadastër, Gjeodezi dhe Pronë

(Menaxher i projektit)

Kontrolloni gjithashtu

39 pemëtar ferizajas përfitues të spërkatsëve profesionale

Mbështetja për bujqit dhe fermerët ferizajas po vazhdon. Në kuadër të skemës mbështetëse për bujqit …