Komuna e Rahovecit uron ditën Kombëtare të Austrisë

Në shenjë respekti për ditën kombëtare të Austrisë, Komuna e Rahovecit ka ngritur flamurin austriak në shtizë, mes flamurit shtetëror dhe atij kombëtar.

Komuna e Rahovecit me Shoqatën e Miqësisë Kosovë-Austri, përmes memorandumit të mirëkuptimit, kanë shëndrruar këtë ditë në një traditë të përvitshme të shënimit dhe të nderimit të lidhjeve tona.

Kjo ditë na jep mundësinë të vlerësojmë edhe mërgatën nga Kosova e në veçanti nga Rahoveci, që jeton në Austri, duke kontribuuar për të mirën e të dyja vendeve dhe duke ruajtur lidhjet me vendlindjen.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Rama mirëpriti në takim Kolonelin Alberto Santini

Kryetari i komunës së Prishtinës, z. Përparim Rama në kuadër të aktiviteteve të rregullta ditore …