Në vazhdën e realizimit të projekteve infrastrukturore në Komunën e Rahovecit, ka filluar asfaltimi i rrugëve në qytet në kuadër të projektit “Meremetimi i rrugëve”, ku aktualisht punimet janë duke u kryer në një segment në, rrugën “Selajdin Mullabazi-Mici”.
Ky projekt është investim i Komunës së Rahovecit, i cili ka për qëllim përmirësimin e infrastrukturës rrugore dhe lehtësimin e qarkullimit për qytetarët.